Arian Zaka nga Operatori Shqiptar i Energjisë Elektrike ka folur për rezervat e mëdha të hidrogjenit të gjetura në Bulqizë në vitin 2023.
Zaka ka pyetur pse askush nuk flet për këtë zbulim të trilionave tonë hidrogjen në Shqipëri.
Sipas tij, ky hidrogjen i zbuluar nënkupton energji e pastër e mjaftueshme për të furnizuar qytetërimin me energji për 1,000 vjet.
“I udhëhequr nga Geoffrey Ellis i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, studiuesit sugjerojnë se edhe nxjerrja e vetëm 2% të këtij “hidrogjeni gjeologjik” mund të furnizojë nevojat e botës për hidrogjen për 200 vjet, duke avancuar ndjeshëm përpjekjet globale për të ulur emetimet e karbonit”, ka shkruar Zaka.
Sipas tij, hidrogjeni në Shqipëri është gjeologjik.
“Potenciali energjetik i këtyre rezervave tejkalon të gjitha burimet e njohura të gazit natyror, duke e pozicionuar hidrogjenin si një alternativë të fuqishme dhe të pastër – nëse bota mund t’i përgjigjet sfidës së infrastrukturës.”, ka deklaruar ai.