Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse Albin Kurti nuk mund të jete hero, përkundër insistimit të Vetëvendosjes?

Pse Albin Kurti nuk mund të jete hero, përkundër insistimit të Vetëvendosjes?

Shkruan: Afrim Kasolli

Propozimi i kryetarit të sapozgjedhur të qytetit të Mitrovicës së Jugut, Faton Pecit, që ura e sapo ndërtuar për këmbësorë mbi lumin Iber, që e lidh këtë komune me atë të Mitrovicës së Veriut, të emerohet me emrin e Albin Kurtit, në shenjë të përjetesimit të të bëmave të tij, po dëshmon, se as kënga e Edona Llaloshit e performuar para mërgimtareve tanë në shtetin helvetik,dedikuar liderit të Vetëvendosjes, ne analogji me figurën epike heroike të Çun Mules, nuk ka qenë rastësi. Por pjesë e së njëjtës frymë të brendshme partiake për ta mbajtur gjallë kultin e heroit për liderin e tyre.

Kuptohet, ky investim është i destinuar te dështojë, sepse siç thotë Hegeli “kur krijohet shteti nuk ka vend për heronj”. Nga aktet e këtyre të fundit hidhen themelet e të parit, por pas finalizimit të këtij procesi historik, atehere instalohet kategoria e shërbimit dhe detyrës.

Në këtë konteskt, kjo Lëvizje etjen e saj për heroin e munguar nuk mund ta plotësojë ndryshe, pos nëpërmjet kthimit të shoqërisë sonë në nje gjendje parashteterore. Por edhe në këtë rast përsëri vështirë se do të mund te gjente satisfaksion në jetën reale ky apetit. Sepse siç shkruan filozofi i njohur gjerman Petar Sloterdijk, heronjtë për dallim nga yjet e spektaklit vdesin herët ne fushën e betejës, kurse të dytët i mbijetojnë vetvetes. ((A Hero Dies Early. A Star Outlives Himsef). Pra në të dy rrethanat ithtarët e kultit heroik të Albin Kurtit për fatkeqësine e tyre janë të detyruar të jetojnë nga trauma e pamundësisë që ta kenë në krye të tyre një hero.