Shkruan: Afrim Kasolli
Gjate ditës se sotme u bënë publike deklarimet e pasurisë së disa prej figurave më të larta politike. Ajo që ra në sy ishte edhe “varfëria” zyrtare e kryeministrit Albin Kurti, ku i njëjti ka deklaruar se i ka personalisht vetëm më pak se 17 euro në llogari bankare. Si dhe vazhdon të jetojë me qira. Ndërkohë, bashkeshortja e tij e gëzon një banesë në Oslo të Norvegjise.
Ky paradoks nxiti reagime të ndryshme publike. Dhe u bë subjekt i një gallate masive në rrjetet sociale. Mbase me të drejtë.
Mirëpo, përtej ironisè momentale, nuk mund te mohohet fakti se Albin Kurti nuk është një lider i korruptuar në sensin si jemi mësuar ta përdorim këtë fjalë. Pra si dikush që e shfrytëzonè poziten publike dhe politike për akumulim të pasurisë personale dhe krijim të kushteve për biznese familjare, siç kanë vepruar deri me tani klasa politike, çfarë e dëshmojnë edhe të dhënat në Agjencinë për Parandalim e Korrupsionit mbi pronat dhe banesat që kanë akumuluar ndër vite.
Albin Kurti ka një raport krejt tjetër me paran. Pra, fakti se askush nuk mund t’i dokumentojë bizneset e vëllezërve te tij në industrinë e ndërtimit, firma, vila etj, sikur bie fjala të pjesës më të madhe të familjarëve të kryeministrave paraprakè e deshmon distancen e Albin Kurtit në raport me këtë formë brutale të korrupsionit.
Por a është ai imun plotësisht nga kjo veprimtari? Shumë skandale qeveritare, sidomos ato në tregun energjetik, kanë treguar absolutisht se as qeverisja e tij nuk është pastèr nga praktikat korruptive. Megjithatë ajo mund zhvillohet në një mënyrë krejtësisht të sofistikuar dhe në funskion të qëllimeve rrënjësisht të ndryshme nga ato të ish- “regjimit të vjetër”.
Albin Kurti edhe kur të përfshihet në afera të kesaj natyre ai mund ta bëjë këtë për ta forcuar Lëvizjen e tij si medium i aksionit politik. Ngase me anë te saj ai e gjene kuptimin e ekzistencës së tij jetësore. Është temë tjetër karakteri i saj ideologjik dhe politik. Por ajo është gjithçka për të.
Ndërkohë, shumë zyrtarë të partive të “ish regjimit të vjetër” e perdornin pushtetin që ua ofronin subjektet e tyre për ta pasuruar vetën. Prandaj edhe ata sot gëzojnë prona si dhe kapital monatar, por jane thuajse te zhveshur totalisht nga kapitali politik. Kurse kaptiali i Albin Kurtit është ekskluzivisht politik dhe çdo gjë tjetër i subordinohet këtij imperativi strategjik.
Po ashtu, nuk është as rastësishme që sot këto parti në krye te tyre kanë individë të fuqishëm, por kolektivisht janë të dobëta, sepse janë drejtuar nga ato shtytje dhe ai mentalitet që te forcohen të parët duke e tkurrur të dytën.