Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pse Albin Kurti mund të jetë më i interesuar për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme?

Pse Albin Kurti mund të jetë më i interesuar për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme?

Shkruan: Afrim Kasolli

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 7 qershorit, por edhe para se ato të mbaheshin, dilema kryesore politike ka qenë, se a do të shërbejnë të njëjtat vetëm si trampolinë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, apo me anë të tyre do të marr fund cikli i bllokades politike dhe institucionale?

Siç dihet, detyrimi i qytetarëve të Kosovës që t’i drejtohen kutive të votimit me atë datë ishte pasojë e dështimit të Kuvendit të Kosovës të dalur nga gara e 28 dhjetorit, për t’a zgjedhur presidentin e ri, pas skadimit të mandatit të Vjosa Osmanit.

Lëvizja Vetëvendosje i kishte hyrë kësaj gare me pretendimin për t’i siguruar 60 për qind të trupit elektoral si e vetmja mundësi që të marr fund odiseada e ngërçit politik. Sipas eksponentëve kryesorë të këtij subjekti, nëse nuk arrihet ky rezultat, atëherë përsëri ka gjasa që të shkohet në zgjedhjet e reja. Dhe në këtë drejtim e njëjta ka dështuar ta fitojë këtë mbështetje të synuar. Ajo mori me pak vota se legjislaturën paraprake. Por paralelisht me këtë dështim as partite tjera nuk dolën më mirë. Partia Demokratike e Kosovës po ashtu u tkurr elektoralisht për 40 mijë vota. Kurse eksperimenti i LDK-se me Vjosa Osmanin nuk i dha rezultater e shpresuara. Aleanca ia doli që t’a ruaj bazën e saj elektorale edhe pas ndërrimit formal të liderit të partisë, mirëpo pa ndonjë sukses tjetër të dukshëm.

Megjithatë, që nga përfundimi i zgjedhjeve të 7 qershorit partia fituese e zgjedhjeve nuk ka dhënë asnjë indikacion të qartë se është e interesuar që sa më shpejt të krijohen insitucionet e reja. Përkundrazi, në natën finale Albin Kurti pat deklaruar se nuk e ka për nguti këtë temë, sepse Kosova ka si Qeveri në detyrë ashtu edhe UD të Presidentes, Albulena Haxhiun, kurse nëse dikush duhet urgjent të angazhohet janë partite opozitare pasi deputetët e saj janë të pa punë nga mungesa e Kuvendit.

Prandaj, deri më tani edhe i lideri i Vetëvendosjes ka qenë konfuz për atë se çfarë veprime politike do të iniciojë me qëllim të zhbllokimit të situatës. Duke e bërë shumë më të besueshem skenarin se e vetmja gjë që i konvenon aktualisht është shpenzimi i procedurave kushtetuese dhe parlamentare si parakusht për zgjedhje të reja. Ai nuk ka shfaqur asnjë interesim publik si për vet ofriminin e LDK-se nëpërmjet Lutfi Hazirit, as për mungesën e vijave të kuqe nga PDK, si dhe parakushtet e vëna nga Aleanc ndaj tij që nëse i duhen votat këtij subjekti politik për themelimin e institucioneve të reja.

Ndërkohë, arsyet se pse Albin Kurti mund të jetë shumë më shumë i interesuar për zgjedhje të reja se sa për kompromis politik, mund të jenë komplekse. Ato kanë të bëjne që nga paqartësite ndërkombëtare, e deri te mendësia e tij për mobilizimi permanent nëpërmjet fushatave zgjedhore.

 

Megjithatë zhvillimet e fundit i kanë ofruar edhe një motiv shtesë. E para përçarjet e brendshme në LDK po bëhen gjithnjë e më evidente. Nuk ka para pak dite që disa prej degëve kryesore të këtij subjekti politik janë përfshirë në një “rrebelim” të brendshëm politik kundër lidershipit të partisë, Lumir Abdixhikut duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ndërkaq, ky i fundit e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Dhe skizma të tilla nuk ka dyshim se e dëmtojnë tej mase për funksionimin e kësaj partie.

Kurse zgjedhjet e fundit treguan se as Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mund t’a ruajë bazën e saj tradicionale, në mungesë të liderëve të saj themeltare. Tashmë elektorati i kësaj partie ka filluar të lodhet nga pritja e gjate opozitare. Në këtë drejtim vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara për ta shtyrë për në muajin shtator datën e finale të gjykimit ndaj Hashim Thaçi me shokë, vetëm sa i’a ka lehtësuar punën Albin Kurtit.

Kështu me një LDK të përçar dhe me një PDK pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si dhe me një Aleancë që interes kryesor real e ka vetëm si të mbijetojë politikisht duke e kaluar pragun zgjedhor, ekziston mundësia që për të vetmen temë që është duke kalkuluar aktualisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, janë vetëm zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur.