Shkruan: Afrim Kasolli
Duke filluar që nga viti 2021 në tri palë zgjedhjet paralemantare që janë mbajtur deri më tani është vënë në pah forca stabile elektorale e Albin Kurtit.
Me pak ndryshime ai ia ka dalur që në masë te madhe ta thellojë hendekun ndërmjet tij dhe lidereve të partive tjera politike.
Fillimisht u tha se rezultati spektakular i 14 shkurtit të vitit 2021 ishte një anomali që nuk ka shansa të përsëritet më, apo se ai ishte fryt i aleances se përbashkët politike të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin.
Mirëpo, të dy këto pretendime u demantuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ai i fitoi përsëri ato edhe me më shumë vota se para 4 viteve, si dhe këtë fitore e korri kryesisht i vetem, përjashto koalicionet thuajse qesharake me Mimoza Kusarin e Donika Gervallen.
Madje, po te mbaheshin nesër përsëri zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare,, pak a shume me disa ndryshime të vogla, do të ishte i njëjti rrezulltat, gjë që edhe me shumë do ta sforconte perceptimin se ai është një lider i “pamposhtur” politikisht.
Megjithatë, ky sukses elektoral nuk është produkt i një aftësie të tij magjike apo cilësie supra politike. Apo se shoqëria kosovare tashmë është plandosur para autoritetit të tij dhe se vetëm pershtatja dhe adaptimi nën këtë pushtet ka mbetur e vetmja mundësi për mbijetesë politike. Por ky fakt është më shumë rrezultat i rrethanave sociale që në mase të madhe Albin Kurti i ka kultivuar me qëllim që ai ta gëzojè këtë komoditet politik.
Gjithë përpjekja e tij ka qenë se si ta polarizoje shoqërinë ndërmjet tij dhe të tjerëve. Prandaj, sot ne jemi në atë situatë ku mbështetje për Albin Kurtin është homogjene, kurse “rezistenca” ndaj tij e fragmentarizuar. Dhe gjate gjithë kohës ai po përpiqet që ta mbajë gjallë këtë ndarje duale soco-politike.
Madje edhe tentimi gjoja për ta kërkuar një figurë konsensuale për pozitën e Presidentit, duke i “detyruar” PDK-ne e LDK- te negociojnë të ndara ndërmjet vete si dhe pa Ramushi Haradinajn, me shumë sesa nga tema në fjalë, ka te bëjë me thellimin edhe me shumë te këtij antagonizmi ndërmjet tyre në mënyrë qe ta ruajë edhe me teje supremacinë hegjemonike politike. E keto subjekte opozitare me këtë lloj gatishmërie për t’i dhënë vendit një President ne bashkëpunim me Albin Kurtin nga frika per t’u mos u damkosur si fajtore para qytetarëve ne rast te zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, vetëm sa e kanë forcuar edhe me shumë politikisht atë qe do të duhej ta luftonin.