Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pse Agim Veliu nuk është në listën për deputetë nga LDK? Kështu përgjigjet Haziri

Pse Agim Veliu nuk është në listën për deputetë nga LDK? Kështu përgjigjet Haziri

Agim Veliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë.

Për këtë ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se mos kandidimi i tij erdhi si pasojë e mos propozimit nga dega e Podujevës.

“Krejt kjo ka të bëjë me mënyrën dhe modalitetin që ne kemi bërë në nivele të brendshme të partisë, ku fatkeqësisht dega e Podujevës nuk e kandidu. Agim Veliu ka pas vullnet dhe gatishmëri me u kandidu, por s’ka gjet mbështetje për kandidim”, ka thënë ai në Podcast-in “Përballje me Gazin”.