Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pse 17 Shkurti u vendos si datë për shpalljen e pavarësisë?

Pse 17 Shkurti u vendos si datë për shpalljen e pavarësisë?

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka treguar pse 17 shkurti u vendos si datë për shpalljen e pavarësisë.

Ai ka thënë se 17 Shkurti në atë kohë lidhej me një datë që mbahej këshilli i ministrave të unionit evropian.

17 shkurti ka qenë në atë kohë i lidhur me një datë që mbahej këshilli i ministrave të unionit evropian me datën 18 shkurt, në orën 11:00 dhe ishte kërkesa që të bëhej më 17 shkurt pasdite apo më 18 shkurt para orës 11:00”, tha ai

Kjo datë sipas Kuçit është vendosur në Prishtinë me koordinim të plotë me Uashingtonin.

Data 17 shkurt është vendosur në Prishtinë me koordinim të plotë me Uashingtonin. Gjithashtu, kemi pasur dy koordinime vendore. E para ka qenë me grupin e unitetit që natyrisht edhe me grupin politik ka filluar nga viti 2006 dhe ka vazhduar më tutje. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit të vitit 2007, ndryshoi skena politike në Kosovë si dhe ndryshuan raportet e forcave dhe natyrisht, pastaj u bë një menaxhim më ndryshe edhe pse për një kohë deri në konstituimin e institucioneve me 8 janar të 2008-tës vazhduam me grupin e unitetit, me intensitet më të zvogëluar. Pastaj u ndërruan akterët e koordinimit të pavarësisë së Kosovës, por prap forma e unitetit u ruajtë nga subjektet politike qoftë nga ato që ishin në pozitë, po ashtu edhe nga ata të cilët ishin në opozitë”, është shprehur Kuçi.

/TV Arbëria

Themes by WordPress