Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë. Në oborrin e Ministrisë ata kanë hedhur letër higjienike e kanë vendosur fotografi, siç kanë thënë për kushtet e këqija nëpër spitale.
Donjetë Demolli, nga kjo parti tha se, ministri ka zgjedhur që mos të dal nga zyra që të merret me problemet në shëndetësi, prandaj edhe ia kanë sjell këto fotografi.
Sipas saj, gjendja në spitale është shqetësuese dhe se qytetarët ka rrezik që të sëmurën e infektohen në vend se të shërohen.
Demolli sqaroi se ende nuk është gati tenderi për mirëmbajtjen e QKUK-së e spitaleve.
“Pasi që ministri nuk po del nga zyre kemi ardhur të ja sjellim këto fotografi me fakte për gjendjen në spitalet në vend. Edhe me ftuar me pa gjendjen në terren, e kur te sheh gjendje nuk mundet pa ndërmarrë hapa. Gjendja është shqetësues e banale, aty ku qytetarët shkojnë me u shërua, ka mundësi me u sëmurë”.
“Ministri nuk e ka përgatitur tenderin për mirëmbajtjen e QKUK-së e spitaleve. Nëse infrastruktura në këtë institucione është e keqe, çka mund të presim. Ka radhë të gjata për intervenime, ka mungesë të barnave, ka mungesë të aparaturave. Ministri po punon që përmes udhëzime adminsiative që t’i fuqizojë spitale private, ku ka punuar më parë”.
/TV Arbëria