Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PS fiton në Pustec, përfundon numërimi, ja kush janë kandidatët më të votuar

PS fiton në Pustec, përfundon numërimi, ja kush janë kandidatët më të votuar

Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në bashkinë e Pustecit, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka dalë forcë e parë me 1,054 vota, që përbëjnë 67.78% të totalit. Partia Demokratike renditet e dyta me 458 vota ose 29.45%.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, kandidati më i votuar i PD-së në këtë bashki është Andrea Mano me 98 vota, ndërsa nga PS, më shumë mbështetje ka marrë Vasil Sterjovski me 381 vota.

Partia Mundësia është renditur forcë e tretë me 16 vota, ndërsa PSD ka marrë 11 vota.