Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Provokon sërish Djokovic me këngë nacionaliste për Kosovën

Provokon sërish Djokovic me këngë nacionaliste për Kosovën

Tenisti Novak Djokovic, dhe ekipi i Serbisë sot kanë bërë një skandal gjatë prezantimit para ndeshjes  me Britaninë e Madhe në kuadër të “Davis Cup”.

Propaganda e Serbisë ka vazhduar të shpërfaqet edhe në sport, ku tenistët u futën në fushë nën interpretimin e një kënge serbe për Kosovën.

“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”.

 

Hyrja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Serbia ka pasur të përballet në çerekfinale me Britaninë e Madhe.

Vet tenisti Djokovic, njihet për deklarimet e shpeshta kundër Kosovës. /Telegrafi/

/Arbëria TV

Powered by WordPress