Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Protokollet e qarta: Në QKUK s’përdoren barna për trajtimin e fëmijëve autikë

Protokollet e qarta: Në QKUK s’përdoren barna për trajtimin e fëmijëve autikë

Mashtrimet online po vazhdojnë ta vërshojnë rrjetin, e më shqetësuese këto raste po bëhen kur flitet për shëndetin.

Emisioni Kiks Kosova, në Klan Kosova, në edicionin e sotëm e ka trajtuar temën e premtimeve për trajtimin dhe shërimin e autizmit – konkretisht punën e dyshimtë që  konspiracionisti Arianit Sllamniku, po e proklamon nëpër rrjete sociale.

Me disa barna që supozohet të jenë për kafshë, Sllamniku thotë se po u largon fëmijëve parazitët e në këtë mënyrë edhe autizmin.

Por, shqetësuese e konsideron një gjë të tillë Adelina Pronaj, psikiatre e fëmijëve në Psikiatrinë e Fëmijëve në QKUK.

Prenaj shprehet se ende nuk është gjetur saktë as arsyeja që shkakton këtë çrregullim. Madje, sipas saj, trajtimet alternative në rastet e fëmijëve me autizëm mund të sjellin regres.

Opsioni i përdorimit të banrnave, ajo thotë se vjen si veprim i fundit, sepse kurrë nuk dihet se si mund të reagojnë ilaçet te fëmijët.

Për protokollin e barnave që Arianit Sllamniku u jep fëmijëve, Pronaj tha se ato nuk kanë asnjë ngjajshmëri me ilaçet që përdorin nφ klinikë.

Për detajet e tjera, më poshtë mund t’i ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova.