Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Protokoli i verifikimit të votave për kandidatë nga subjektet politike, Elezi jep detaje

Protokoli i verifikimit të votave për kandidatë nga subjektet politike, Elezi jep detaje

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka sqaruar protokolin e verifikimit të votave për garuesit për kandidatë nga subjektet politike të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 9 shkurt në Republikën e Kosovës.

Elezi në një intervistë ekskluzive për TV Arbëria, ka thënë se përveç numërimit të votave për kandidatë, është konfirmuar edhe njëherë edhe vota për subjektin politik.

“Në momentin kur për shembull numërohet vota për subjektet politike në vendvotime, fletvotimet e një subjekti politik pra bëhen në formë të dengut për secilin subjekt politik nga sa ka. Ndërsa në mbrëmje të dielën nuk është nuëmruar pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur kandidatët për deputetë, dhe çfarë ka ndodhur. Në qendrat e numërimit të rezultateve në momentin kur është hapur kutija e votimit për të numëruar pjesën e fletëvotimit të kandidatëve për deputetë, në dengun ta zëmë që ka qenë i subjektit politik A sigurisht që është shikuar edhe njëherë nëse të gjitha këto fletëvotime që janë llogaritur për subjektin politik A i takojnë me të vërtetë subjektit politik”, tha Elezi./TV Arbëria./