Edhe këtë të premte protestuesit para Bashkisë së Tiranës kanë djegur goma makinash dhe kanë hedhur molotov në drejtim të godinës.
Ata kërkojnë lagimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe arrestimin e tij, pasi e akuzojnë si të përfshirë në disa afera korruptive.
Gjatë ndezjes së gomave, personi që i lagu ato me benzinë, për pak sa nuk u dogj as vetë, pasi i mori flakë shishja me benzinë që kishte në dorë
Në momentin që efektivët e policisë po shuanin zjarrin, një protestues i doli përpara. Në atë moment, Belind Këlliçi iu drejtua policit me fjalë fyese. “O plerë, mos godit qytetarët por shko kap Veliajn”, tha ai.