Sindikata e Punëtorëve të KOSTT-it ka marrë vendim që të organizojë një protestë më 1 gusht, prej orës 10:00, para selisë së KOSTT-it.
Kjo protestë do të organizohet në shenjë pakënaqësie me injorimin e kërkesave për rritjen e pagave.
Po ashtu, në protestë do të kërkohet edhe përmirësimi i kushteve të punës për punëtorët e KOSTT-it.
“Qëllimi i protestës është:
Kërkesa për rritje të menjëhershme të pagave për të gjithë punëtorët e KOSTT-it.
Refuzimi i mosangazhimit institucional për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së punëtorëve që mbajnë në këmbë sistemin energjetik të vendit.
Protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për tubimet publike.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KOSTT-it, z. Arben Pllana.”, thuhet në njoftim.