Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Protestojnë banorët e Prugovcit dhe Barilevës, kërkojnë rrethrrotullimin të premtuar

Protestojnë banorët e Prugovcit dhe Barilevës, kërkojnë rrethrrotullimin të premtuar

Banorët e fshatrave Prugovc dhe Barilevë të Prishtinës, kanë protestuar të dielën.

Ata kanë kërkuar realizimin e premtimit për rrethrrotullimin në rrugën “Dul Dragusha” në Prugovc. Kjo pasi, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që ky rrethrrotullim të bëhet në fshatin Besi.

Ata e kanë cilësuar si të padrejtë zhvendosjen, duke insistuar që ai të realizohet në vendin ku është premtuar qysh në fillim. Në protestë e pranishme është edhe Policia e Kosovës.

Banorët janë takuar edhe zëvendësministrin në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi për t’i paraqitur pakënaqësitë e tyre, shkruan Koha.

Plani i premtuar