Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit

Protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit

Protesta e sotme nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kishte për qellim kundërshtimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që ta dergojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit.

Protesta po zhvillohej me pankarta të ndryshme si: poshtë gjykatat patriarkale, siguri dhe drejtesi për gratë, drejtesi për Marigonen e shumë të tjera të tilla.

Aktivistja, Bjeshkë Guri tha se vendimi i GjykatëSs na revolton neve, përtej këtij rasti reflekton një praktikë të shpeshtë që e rikthen rastin në pikën zero duke rrezikuar sigurinë e femrave dhe duke i bërë padrejtësi Marigones edhe të vdekur.

“Ne jemi të indinuara dhe të lënduara me këtë vendim që pasqyron një problem të thellë. Thërrasim në organizim dhe vëmendje për këtë rast. Nuk mund të lejojmë që praktikat e tilla të bëhen normë. Kërkojmë drejtësi për Marigonen dhe çdo grua tjetër të gjallë apo të vdekur”, tha ajo.

Marigona Osmani dyshohet se ishte vrarë duke u keqtrajtuar dhe ishte lënë në spital pa shenja jete nga Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa, me të cilin ishin duke bashkëjetuar për disa muaj.

No description available.

No description available.

/TV Arbëria