Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Protestë para bashkisë Tiranë, mbështetës të Berishës e Metës vazhdojnë “ritualin” e përjavshëm

Protestë para bashkisë Tiranë, mbështetës të Berishës e Metës vazhdojnë “ritualin” e përjavshëm

Një grup i vogël mbështetësish të opozitës u mblodhën sërish sot në protestë para Bashkisë së Tiranës.

Për rreth 30 minuta, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë vijuan fjalimet.

Nuk munguan as akuzat ndaj SPAK-ut. Madje u paralajmërua dhe një protestë para tij. Në protestë foli dhe djali i Fahri Balliut.

Më pas, protestuesit u shpërndanë dhe thanë se protestat do t’i vijojnë përsëri. /abcnews