Të paktën 24 persona janë vrarë pasi hotelit Zabeer International iu vu flaka të hënën, sipas raporteve të mediave.
Gazeta Bangladeshi Daily Star raportoi se zjarrfikësve iu deshën më shumë se 12 orë për të shuar flakët.
Raporti tha se zjarrfikësit nuk ishin në gjendje të fillonin shuarjen e zjarrit për një “kohë të gjatë” pasi u penguan nga protestuesit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Hoteli, i vendosur në qytetin Jessore në Bangladeshin jugperëndimor, është në pronësi të Shahin Chakladar, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Awami në Distriktin Jashore.
Ish-kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina ka drejtuar partinë në pushtet Awami League që nga fillimi i viteve 1980.
Hasina pas 15 vjetëve në udhëheqje ka ikur nga vendi të hënën pas protestave vdekjeprurëse që po zhvillohen që disa ditë nëpër rrugët e këtij shteti.
Hasina ka tentuar prej fillimit të korrikut që t’i shtypë protestat kombëtare kundër Qeverisë së saj, mirëpo në fund është detyruar të largohet, pasi të paktën 100 persona janë vrarë vetëm të dielën në protesta.
Qytetarët e Bangladeshit presin të shohin se çfarë do të ndodhë në vendin e tyre, ndërsa shefi i ushtrisë së vendit thotë se do të shpallet një qeveri e përkohshme dhe zgjedhje të reja – megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje. Drejtuesit e studentëve kanë thënë se nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria