Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Protesta për ish-krerët e UÇK, Përparim Rama: Të qëndrojnë të fortë, do të lirohen shumë shpejt

Protesta për ish-krerët e UÇK, Përparim Rama: Të qëndrojnë të fortë, do të lirohen shumë shpejt

Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh i bindur se drejtësia do të fitojë dhe se ish-drejtuesit e UÇK-së do të lirohen shumë shpejt.

“Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt”, tha ai.