Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Protesta opozitës shqiptare, Fishekzjarrë e molotovë drejt Kryeministrisë-kundërpërgjigjet policia

Protesta opozitës shqiptare, Fishekzjarrë e molotovë drejt Kryeministrisë-kundërpërgjigjet policia

Kanë nisur hedhjet e molotovëve dhe lëndëve piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë.

Me dhjetëra fishekzjarrë u hodhën në drejtim të godinës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me hedhje uji nga të dyja anët dhe gaz lotsjellës.

Për shkak të përplasjeve, disa protestues u shpërndanë, ndërsa edhe Berisha u largua me ndihmën e truprojeve të tij.

Kreu i PD u mbrojt me çadra, ndërsa demokratët u ndanë në dy kampe në Bulevard.