Policia e Kosovës, sot ka bërë të ditur se lidhur me protestën e paralajmëruar në veri, do kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Kosovës.
Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.
Lista “Srpska” dhe zyrtarë të tjerë serbë kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Rudare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të serbëve në këtë protestë.
Sipas burimeve, qytetarët serbë të Kosovës janë të detyruar që të marrin pjesë në protestë përkundër vullnetit të tyre. /TV Arbëria