KFOR sot u pa sërish me një prezencë të shtuar në Urën e Ibrit. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, por misioni i NATO’s në Kosovë po thotë se është pjesë e një trajnimi periodik që po kryhet nga ai.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala për TV Arbëria, tha se ushtrimi i KFOR-it në kët periudhë përbën një elemnt interesant që vjen pikërisht në kohë ku do të ketë protesta të cilat janë paralajmëruar nga AQQM.
Shala thekson se nuk pret ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në cenimin e sigurisë brenda territorit të Kosovës, pasiqë kjo protestë do të mbahet brenda territorit të Serbisë duke shtuar se nuk do të ketë rrezik.
“Ushtrimi i KFOR në këtë periudhë përbën një element interesant që vjen pikërisht në kohë ku do të kemi protestën e lajmëruar nga ana e ashtu quajtur AQQM (Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës) nuk pres ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në cenimin e sigurisë brenda territorit të Kosovës meqë kjo protest është thirrur dhe do të mbahet në territorin e Serbisë nuk ka ndonjë rrezik akut nga ky veprim përpos që qytetarët, mallrat do të duhen që të barten në drejtim të pikave tjera kufitare që kufizohen me shtetin e Kosovës për lëvizje”, është shprehur ai.
Sipas vlerësimit të ekspertit të sigurisë, ky veprim është në koordinim me shtetin e Serbisë, sepse fluksi i qytetarëve të cilët përdorin pikat kufitare tani është shumë minimal dhe nuk do të ketë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në bazën ekonomike.
“Ky veprim në bazë të kohës që shifet është në koordinim të plotë me narko shtetin e Serbisë sepse fluksi i qytetarëve që përdorin këto pika kufitare tani është shumë minimal dhe nuk do të ketë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në bazën ekonomike të narko shtetit sepse po të kishte ndodhur kjo në muajin gusht atëherë efekti do të ishte negativë për bilancin e Serbisë prandaj e ka përzgjedhur si kohë optimale këtë periudhë”, tha Shala.
Shala potencon se institucionet në Kosovë duhet të ndërmarrin veprime të nevojshme informuese nëse ndodh një veprim i tillë për të minimizuar fluksin eventual në ato pika kufitare.
“Institucionet tona duhet të ndërmarrin veprime të nevojshme informuese nëse ndodh një veprim i tillë për të minimizuar fluksin eventual në ato pika kufitare dhe të mos krijuar ndonjë tollovi në komunikacion eventual”, thekson Shala.
Sa i përket kërkesës së shprehur në formën e qëndrimitqë përmes këtyre protestave të nxitet që KFOR të marrë veprime brenda territorit të Kosovës, Shala deklaron se kjo gjë nuk do të ndodh asesi sepse nuk cenohet në asnjë formë mandati dhe misioni i KFOR në Kosovë.
“Ndërsa kërkesa e shprehur në formën e qëndrimit që përmesë këtyre protestave të nxitet që KFOR të marr veprime brenda territorit të Kosovës ku protestat është në një territor tjetër kjo gjë nuk do të ndodh asesi sepse nuk cenohet në asnjë formë mandati dhe misioni i KFOR në Kosovë nga ky veprim dhe organet e sigurisë të Republikës së Kosovës kanë të drejtë Kushtetuese që të marrin dhe të kryejnë veprimet e tyre në atë pjesë pa u cenuar nga veprime subversive të narko shtetit të Serbisë”, tha Shala për TV Arbëria.