Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Protesta në Hagë më 14 shtator! Qëndrim Kryeziu me miq niset me veturë nga Prishtina për në Hagë

Protesta në Hagë më 14 shtator! Qëndrim Kryeziu me miq niset me veturë nga Prishtina për në Hagë

Këtë të diel, me datën 14 shtator, do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe pronari i Televizionit Arbëria, Qëndrim Kryeziu, i cili, së bashku me një pjesë të stafit të televizionit, janë nisur drejt Hagës në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe për të sjellë tek publiku në kohë reale zhvillimet nga atje.

Kryeziu niset drejt Hagës: “Lufta e UÇK-së është e drejtë dhe e shenjtë, kërkojmë vetëm drejtësi!”

Kryeziu, pak para nisjes, ka deklaruar se si përkrahës dhe mirënjohës i luftës së UÇK-së, të dielën në protestë kërkohet vetëm drejtësi.

Së bashku me Kryeziun, drejt Hagës do t’i bashkohen edhe shumë shokë dhe mërgimtarë nga Milano.

“Ne kërkojmë vetëm drejtësi sepse u bënë 6 vite që mbahen në paraburgim, dhe presim vetëm drejtësi.

Kemi grupin tjetër në Milano që na u kanë mbledh shokët në Firencë, që janë duke na prit nesër diku nga ora 11 e ditës; do të takohemi së bashku me ta dhe do të nisemi drejt për në Amsterdam.”

“UÇK-ja është babë, është nanë – pa ta s’do ta kishim lirinë”, deklaron Qëndrim Kryeziu

Kryeziu, ndër të tjera, deklaron se lufta e UÇK-së për të është gjithçka, sepse pa të nuk do ta kishim lirinë.

“Për mu është gjithçka. UÇK-ja është babë, është nanë, është gjithçka. Po të mos ishin ata, ne s’do të ishim sot këtu.
Ai që e shan UÇK-në veç është psikopat, sepse po të mos ishin ata, nuk do të kishim as liri.
Ai që e shan UÇK-në, e shan motrën e vet, e shan nanën e vet – askënd tjetër. Vetëm e shan lirinë që e ka sjellë, edhe sot del e shëtit i lirë nëpër Prishtinë e kudo,” ka thënë Kryeziu.

Qëndrim Kryeziu: “Nuk po gjykohet individi, por Ushtria Çlirimtare, lufta që na e solli lirinë!”

Ai gjithashtu thekson se në Hagë nuk po gjykohet individi, por Ushtria Çlirimtare që e solli lirinë.

“Sot nuk po gjykohet atje individi, po na gjykohet ushtria. Po na gjykohet lufta, po na gjykohet lufta çlirimtare që na e ka sjellë këtë liri, e cila ishte në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Ata nuk kanë dalë me vra qysh ka vra Serbia civilë.”

“Do të kërkojmë vetëm drejtësi, sepse lufta jonë është e drejtë dhe e shenjtë. S’ka asnjë që mundet me gjyku, shantazhu, thy apo dëmtu,” shton tutje Kryeziu.

Me 14 shtator protestë në Hagë, Qëndrim Kryeziu fton mërgatën: Ejani në Amsterdam, të mbrojmë dinjitetin tonë!

Krejt në fund, pronari i Televizionit Arbëria bën thirrje për pjesëmarrje në protestë në përkrahje të krerëve të UÇK-së.

“Ju ftoj mërgimtarë nga do që jeni, ju ftoj që të vini në Amsterdam dhe ta mbrojmë historinë, dinjitetin dhe të drejtën tonë”.