Shqiptarët tashmë kanë pushtuar rrugët e Hagës; me flamuj dhe këngë patriotike kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Sot, me fillim nga ora 14:00, para zyrave të specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, do të mbahet protesta më e madhe ndonjëherë e shqiptarëve në Perëndim.
Për të marrë pjesë në këtë protestë janë mobilizuar shumë grupe të mërgimtarëve, kudo që ndodhen nëpër botë, dhe sot do të jenë prezent në Hagë për të mbështetur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe politikanë nga Kosova do të marrin pjesë në protestë, gjithashtu edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë për këtë vit në kërkim të drejtësisë për UÇK-në; e fundit u mbajt në Prishtinë më 7 gusht. /TV Arbëria
TV Arbëria ju sjell pamje nga atje: