Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Protesta masive në Paris, mbi 160 persona të arrestuar në Francë

Protesta masive në Paris, mbi 160 persona të arrestuar në Francë

Më shumë se 160 persona janë arrestuar në të gjithë Francën, ndërsa pritet që dhjetëra mijëra njerëz të marrin pjesë në protestat kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kostos së jetesës.

Ministria e Brendshme e Francës dënon ato që i cilëson si “akte të qëllimshme dhune” dhe akuzon disa protestues për përpjekje për plaçkitje dhe sulme ndaj policisë.

Një protestë e madhe është planifikuar të mbahet në Paris në orën 14:00 sipas kohës lokale.

“Protestuesit janë të entuziazmuar dhe dëgjojmë vazhdimisht thirrje që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Macron”, shkruan BBC.

Demonstratat e sotme vijnë pas tri javësh protestash studentore në të gjithë vendin, me thirrje që studentëve t’u bashkohen sindikatat e punëtorëve dhe figura të rëndësishme të të ashtuquajturës lëvizje e “Jelekëve të Verdhë”.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje protestuesve për “qetësi”, duke kërkuar prej tyre të tregojnë “respekt për njerëzit dhe pronën”.