Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Protesta e opozitës në Shqipëri, 11 persona të arrestuar

Protesta e opozitës në Shqipëri, 11 persona të arrestuar

Njëmbëdhjetë protestuesit janë arrestuar pas përfundimit të së parës protestë kombëtare të opozitës, që u zhvillua me Rithemelimin dhe grupin Bardhi të bashkuar dhe njëherësh pa prezencën e ish-kryeministrit Sali Berisha në shesh.

Sipas një monitorimi të kryer nga institucioni i Avokatit të Popullit, protestuesit e arrestuar mbahen në Komisariatin Nr.1 në kryeqytet.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar sot protestën e organizuar nga opozita në Tiranë. Në terren përgjatë gjithë kësaj proteste kanë qenë 4 grupe monitoruese, e më tej pas përfundimit të protestës janë monitoruar të gjitha komisariatet e Tiranës. Përsa më sipër Avokati i Popullit bën me dije sa më poshtë vijon: Protesta është zhvilluar përgjithësisht në një klimë paqësore, përtej disa incidenteve të lokalizuara, gjatë ecurisë së saj. Nga monitorimi i kryer në komisariate ka rezultuar se deri në orën 22:00 ka pasur 11 të shoqëruar, vetëm në Komisariatin nr.1, të gjithë persona madhorë, ndërsa në komisariatet e tjera nuk ka pasur të shoqëruar.”

AP bën me dije se mes të shoqëruarve, një prej tyre pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit.

“Shtetasi A.M kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, enjteje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i mori një ankesë e cila do të trajtohet në vijim.”

Avokati i Popullit thekson se e drejta e protestës paqësore është një e drejtë thelbësore, e njohur dhe e garantuar nga Kushtetuta.

Themes by WordPress