Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Propozimi i Shkupit për ndryshimet kushtetuese nuk shihet me optimizëm nga Brukseli

Propozimi i Shkupit për ndryshimet kushtetuese nuk shihet me optimizëm nga Brukseli

Propozimi i Shkupit për ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar nuk shihet me optimizëm nga Brukseli por as nuk është hedhur poshtë tërësisht.

Këtë e deklaroi ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani. Ai nuk zbardhi përmbajtjen e letrës që do të adresohet në Bruksel, nga autoritetet në Shkup. Murtezani shtoi se qeveria ka afat edhe 2 muaj për të ofruar një zgjidhje për ndryshimet kushtetuese, që ka qenë nga kërkesat e VLEN-it.