Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qënë shkaku që 33- vjecari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.
Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim (Gori) Lalaj , e mori disa orë më parë .
Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33-vjeçarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.
Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarêt në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen