Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Prokuroria Speciale njofton se ka arrestuar një person, dyshohet për krime lufte në Malishevë

Prokuroria Speciale njofton se ka arrestuar një person, dyshohet për krime lufte në Malishevë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë ndaluar një person i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Ai dyshohet se në një fshat të Maliveshevës gjatë kohës së luftës kishte kryer krime të luftës.

Të dyshuarit iu është shqiptuar ndalimi prej 48 orë.

Njoftimi nga PSRK:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë.

Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.