Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj “Kobrës” të dyshuar për vrasjen e të riut në Prizren

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj “Kobrës” të dyshuar për vrasjen e të riut në Prizren

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Sipas prokurorisë, Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nga 34 kallëzime penale, Prokuroria ngriti vetëm 19 aktakuza për Kobrën

“Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet më tej në njoftimin për media.

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi me inicialet V.C ka ndodhur në orët e para të 3 janarit 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, pronar i së cilës është Dibran Hoxhaj.

Në dosje të Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxhaj ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”.

Policia ka realizuar një mori bastisjesh në Prizren dhe gjatë bastisjeve në lokalin e ‘Kobrës’ ka gjetur një mori sendesh ilegale.

Një regjistrues i pamjeve të kamerave (DVR) është zbuluar gjatë operacionit të bastisjeve të ndërmarrë në lidhje me rastin e vrasjes në lokalin e natës “Kobra City” në Prizren.

Mes gjësendeve të konfiskuara janë edhe një granatë dore dhe disa fishekë të njërit prej të dyshuarve.