Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën e parë në mungesë, për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën e parë në mungesë, për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzën e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë lutës në Kosovë.

Sipas komunikatës për medie të Prokurorisë, ndaj të akuzuarit D.R. janë siguruar prova se si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar, e cila ka pësuar lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë, e cila pësoj lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas njoftimit, me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.REL

“Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress