Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prokuroria shenjëstron rast të ri me gjashtë persona, sekuestrohen mbi 1.5 milionë euro

Prokuroria shenjëstron rast të ri me gjashtë persona, sekuestrohen mbi 1.5 milionë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, të cilët kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar ‘’Zhuri’’ ku janë të përfshirë gjashtë persona.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale ka informuar se janë sekuestruar mbi 1.5 milionë euro.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’. Po ashtu, nga ky rast janë sekuestruar para në vlerë prej 1,546,753.93 euro”, është bërë e ditur në komunikatë.

/TV Arbëria