Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Prokuroria për shpërthimin në veri: Personi i paidentifikuar hodhi granatë dore në drejtim të dy viktimave

Prokuroria për shpërthimin në veri: Personi i paidentifikuar hodhi granatë dore në drejtim të dy viktimave

Nga shpërthimi i mbrëmshëm pas mesnatës në veri të Mitrovicës mbetën të plagosur dy persona.

Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë thënë për Reporteri.net kanë thënë se një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur një grantë dore në drejtim të dy personave të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni tha se rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23.52 minuta, rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore.

Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“”, tha Preteni.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se rasti nuk lidhet me çështje etnike.

Elshani në mëngjesin e së martës tha se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.

Gazeta merr vesh se një nga personat e lënduar, ishte plagosur edhe në një rast tjetër vitin e kaluar.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.

 

 

 

Themes by WordPress