Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prokuroria për bastisjen në ministrinë e Liburn Aliut: Janë dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria për bastisjen në ministrinë e Liburn Aliut: Janë dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës, e ka konfirmuar për Express se sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI dhe për këtë janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Sipas tyre, ata dyshohen pwr veprat penale “shpërlarje e parasë” dhe për veprën penale “të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, kanë konfirmuar për Express nga Prokuroria Speciale e Kosovës.