Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Prokuroria nis hetimet pas publikimit të fotografive të gruas së dhunuar në Gjilan

Prokuroria nis hetimet pas publikimit të fotografive të gruas së dhunuar në Gjilan

Prokuroria nis hetimet pas publikimit të fotografive të gruas së dhunuar në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka nisur hetimet pasi në rrjetin social Facebook qytetarët publikuan pamje të një gruaje, e cila siç u tha ishte rrahur e madje edhe keqtrajtuar seksualisht.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale.

Rasti është iniciuar si “Trafikimi me njerëz”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot.