Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve

Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur 36 aktakuza ndaj 37 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas raportit 24-orësh, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe tetë persona, të dyshuar për vepra penale.

Po ashtu, janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në raport janë përfshirë rastet e trajtuara gjatë 24 orëve të fundit.