Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prokuroria në Gjilan: I dyshuari kishte paguar 400 euro për patentë shoferin e falsifikuar

Prokuroria në Gjilan: I dyshuari kishte paguar 400 euro për patentë shoferin e falsifikuar

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për arrestimin e një personi nën dyshimin se ka vozitur me patentë shoferë të falsifikuar.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari F.N e ka marrë atë patentë shoferë nga një person i panjohur duke paguar 400 euro.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Ekziston dyshimi, se i dyshuari F.N., ka siguruar dhe ka përdoruar patentë shofer të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se është falsifikuar dhe nuk ka kaluar nëpër procedurat e rregullta ligjore për lëshimin e tij nga autoritetet përkatëse, të cilin e kishte siguruar nga një person i panjohur, duke paguar shumën e të hollave prej 400 euro.”