Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Prokuroria me detaje: Vajza që u dhunua në Ferizaj është e mitur

Prokuroria me detaje: Vajza që u dhunua në Ferizaj është e mitur

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua në Ferizaj.

Rastin në polici e ka raportuar vetë viktima, derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Derisa Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për dhunimin e një vajze në Ferizaj.

Siç thuhet në njoftim, viktima i përket moshës 14-16 vjeçare, teksa i dyshuari është ndaluar.

“Ferizaj, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.

Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.