Ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave me Kusht, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është gjetur një fletëvotim i dyshimtë nga komuna e Leposaviqit.
Fletëvotimi i dyshimtë, ka pasur votën për Listën Serbe, dhe se i njëjti ka qenë fotokopje.
Gjetja e këtij fletëvotimi ngrit dyshime edhe për zhvillimin e fenomenit që njihet si ‘’treni bullgar’’.
Për këtë rast, janë deklaruar edhe nga Prokuroria e shtetit. Këta të fundit, për Dukagjinin, kanë konfirmuar se është iniciuar rastin “keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, në bazë të nenit 213 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.