Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Prokuroria dhe Policia me aksion: Kontrolle në 15 biznese të botoksave

Prokuroria dhe Policia me aksion: Kontrolle në 15 biznese të botoksave

Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës, po kryejnë një aksion në 15 biznese ku dyshohet se po ofrohet botoksi kundërligjshëm.

 

Prokuroria dhe Policia në aksion: Kontrolle në 15 biznese në Prishtinë për shërbime estetike ilegale me botoks

Prishtinë, 17 Dhjetor 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, e njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, respektivisht Njësinë për Hetimin e Falsifikimit të Parasë dhe Dokumenteve Zyrtare, Inspektoratin Shëndetësor dhe Inspektoratin e Tregut, sot me datë 17.12.2025, është duke zhvilluar një aksion të gjerë.