Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se janë duke u marrë me rastin.
“Nuk ka asnjë të arrestuar për rastin. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë rast”, thanë nga prokuroria.
62-vjeçari, Naser Gashi, ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i plagosuri Miftar Miftari është duke marrë tretman mjekësor.
Policia shton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.