Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Prokurori Peci jep urdhrin që të vazhdojë numërimi në QKN-në e Mitrovicës

Prokurori Peci jep urdhrin që të vazhdojë numërimi në QKN-në e Mitrovicës

Prokurori, Shpëtim Peci, ka dhënë urdhër që numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të vazhdojë.

Siç raporton “Mitropol”, Peci pas dhënies së urdhrit është larguar nga QKN-ja, derisa nuk është deklaruar për media.

Disa minuta më parë, në këtë qendër, rinumërimi i votave u ndal , pasi Policia e Prokuroria ishin futur brenda qendrës

Ndryshe, deputetë të PDK-së, kanë ngritur dyshime për manipulime me vota në Mitrovicë të Jugut,.

Në këtë komunë, në zgjedhjet e 9 nëntorit doli fitues Faton Peci, derisa kundërkandidat kishte Arian Tahirin e PDK-së.