Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Projekti për qarkoren e re të qytetit, prezantohet nga kryetari i Gjilanit

Projekti për qarkoren e re të qytetit, prezantohet nga kryetari i Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të motos ‘7 javë, 7 projekte’, ka prezantuar projektin për qarkoren e re të Gjilanit.

Ai tha se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të paguaj shpronësimin e qarkores së vjetër dhe ndërtimin e qarkores së re, me vlerë 27 milionë euro.

Ndërkohë, komuna ka ndarë një shumë prej 2.7 milionë euro për riasfaltim, trotuare dhe shtigje të biçikletave dhe ndriçim publik.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Hyseni prezanton projektin e qarkores ekzistuese dhe qarkoren e re të Gjilanit.

Gjilan, 5 shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të motos ‘7 javë, 7 projekte’, ka prezantuar projektin e qarkores ekzistuese dhe qarkoren e re të Gjilanit.

Ai ka bërë të ditur se shpronësimi dhe rindërtimi i qarkores ekzistuese kap vlerën e 2.7 milionë euro, ndërkaq shpronësimi dhe ndërtimi i qarkores së re – 27 milionë euro.

“MMPHI do të paguajë shpronësimin e qarkores së vjetër. padrejtësia çerekshekullore do të marrë fund për rreth 230 familje. 2.7mil € nga komuna për:

– Riasfaltim të qarkores së vjetër;

– Trotuar e shteg të biçikletave në dy anët e rrugës;

– Ndriçim publik e kanalizim atmosferik

Nga 5 lote gjithsej dhe 27mil € vlerë, në 2024 do të ndërtohet:

– Lot 5 me vlerë rreth 6mil €, financuar nga MMPHI;

– Lot 4 me vlerë rreth 3mil €, financuar nga komuna.

Investime që sjellin zhvillim! Mbështetje qytetare e kthyer në vëmendje institucionale!”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress