Sipas projeksioneve të mediave ndërkombëtare Trump pritet ta fitojë shtetin kyç të Pensilvanisë.
Sipas projeksionit të fundit CNN, Trump ka siguruar fitoren në këtë shtet të madh, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Pensilvania është shteti me 19 vota elektorale, më shumë se çdo fushëbetejë tjetër.
Me këtë fitore, Trump është vetëm një hap larg Shtëpisë së Bardhë.
Për të dy kandidatët, Pensilvania ishte gjithmonë çmimi më i çmuar nga të gjitha shtetet e lëkundura.