Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Profili i Hekuran Muratit mbushet me komente, të gjithë e pyesin për paga

Profili i Hekuran Muratit mbushet me komente, të gjithë e pyesin për paga

Jemi thuajse në mesin e ditës e pagat e muajit shtator për punonjësit e sektorit publik ende nuk janë ekzekutuar.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi që ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Thesarit i ka skaduar mandati.

Nga ana tjetër, nga komentet është vërshuar profili i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Pa pasur një adresë kyq për t’u ankuar, ose për të marrë një përgjigje konkrete, qytetarë të shumtë kanë pyetur se kur do t’i marrin pagat.

Themes by WordPress