Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Profesori universitar: Lajmi i mbrëmshëm në RTK pati mungesë të standarteve bazike të gazetarisë, verifikim e balancim

Profesori universitar: Lajmi i mbrëmshëm në RTK pati mungesë të standarteve bazike të gazetarisë, verifikim e balancim

Profesori universitar i gazetarisë, Alban Zeneli ka deklaruar se në lajmin e edicionit të mbrëmshëm të lajmeve në RTK, pati mungesë bazike të verifikimit të informacionit.

Sipas profesorit Zeneli, lajmi ku u sulmuan dy media nga një shkrim i marrur nga portali i Bosnjës, është i dyshimt për faktin se nuk është i verifikuar.

 

 

“E drejta për tu përgjigjur në lajme është standarti bazik i gazetarisë, i cili thotë se kujtdo që i përmendet emri brenda një përmbajtjeje mediatike, gazetari është i obliguar ta kontaktoj dhe të marr edhe palën e tij, përndryshe rrezikon që lajmi të dal i pabalancuar. E kam ndëgju mbrëmë ajo se çfarë unë pash është mungesë bazike e verifikimit së pari, e që është një prej standarteve kryesore profesionale që duhet me e pas telivizoni publik.I ka të deklaruara në ëebfaqen e tyre, verifikimin e informacioni si një prej standarteve që duhet ta zbatojnë, e ky informacion shihet qartë që nuk është verifiku sepse shihet qartë që është marrë nga një i internetit, i cili është i dyshimt që është denconcuar me qindra herë në Bosnje, nga ana e denoncuesëve të dezionformatave”, tha Zeneli në Raport të Kanal10.

Ndëkaq, ai tha se sulmet ndaj mediave janë tendenca që janë bërë gjithmonë nga politika, mirëpo kjoe fundit ka një dallim.

 

 

“Gjithmonë kemi pasur tendencë të politikës me u mundu me i deligjimitu mediat, por problemi qëndron që është hera e parë që kur përdoret një aset publik, RTK për të shtyer përpara një propagandë antimedia”