Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Profesori kosovar tregon se si rekrutohen spiunët

Profesori kosovar tregon se si rekrutohen spiunët

Në emisionin “ Frontal” në T7 ka qenë i ftuar ishte profesori kosovar i juridikut dhe eksperti i terrorizmit, Kolë Krasniqi. I njëjti foli mbi mënyrën se si rekrutohen spiunët. Profesor Kransiqi në FRONTAL ka treguar mënyrën se si “joshet” një person për spiunazh.

“Spiunazhi është kur një person është në kërkim të vazhdueshëm të të informacioneve konfidenciale të shtetit të tij” shtoi Krasniqi.

Krasniqi foli edhe për rastin e fundit në komunën e Ferizaj.

“Serbia ka një shërbim shumë të fuqishëm inteligjent, ata gjatë veprimtarive tjera kanë shumë kujdes” tha tutje.

Profesori tregoi nëse spiunazhi është çështje gjenesh.

“Merrne kqyrne dosjet e UDB-shës, si i kanë kërcënu i kanë rrah personat, shteti llogarit diçka në ty kur të bëhet një ofertë”, ka thënë ai.