Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Profesori gjerman në Berliner Zeitung: Kosovës i duhen politikanë si Lumir Abdixhiku për realizimin e perspektivës europiane

Profesori gjerman në Berliner Zeitung: Kosovës i duhen politikanë si Lumir Abdixhiku për realizimin e perspektivës europiane

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë janë bërë temë diskutimi edhe në shtetet e tjera të BE’së, përfshirë këtu Gjermaninë. Profesori gjerman Ulrich Schile theksoi se Kosovës i duhen politikanë si kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, për, siç thotë ai, realizimin e perspektives evropiane.

Schile i tha gazetës Berliner se duke pasur parasysh situatën politike në Evropë, zhvillimi i ardhshëm i Kosovës është vendimtar për stabilizimin e rajonit.

“Që perspektiva evropiane e Kosovës të realizohet në të ardhmen e afërt, nevojiten politikanë që, si Abdixhiku, angazhohen për vlerat evropiane”, shton ai.

Kjo gazetë, në fund të artikullit të saj, ka theksuar se gjatë viteve të 90-ta, për shkak të luftës në Kosovë, qindra mijëra refugjatë kosovarë janë strehuar në Gjermani.

“Sot, rreth gjysmë milioni persona me shtetësi ose prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani – duke përbërë diasporën më të madhe kosovare në botë”, thuhet tutje në artikull.