Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Profesori Arben Fetoshi: Demaskimi i manipulimeve serbe forcon qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës

Profesori Arben Fetoshi: Demaskimi i manipulimeve serbe forcon qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës

Profesori Arben Fetoshi ka publikuar një analizë mbi rastin e pretenduar të dhunës policore ndaj Vukashin Bllazhiqit dhe dy shokëve të tij në Ura e Bistricës, Leposaviq, duke theksuar rëndësinë e demaskimit profesional të gënjeshtrave të Serbisë.

Sipas Fetoshit, Serbia vazhdimisht instrumentalizon qytetarët serbë të Kosovës dhe fabrikon gënjeshtra për të përhapur narrativin e viktimizimit dhe për të manipuluar opinionin ndërkombëtar. Hetimet e kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës më 16 janar 2026 dhe pamjet e publikuara nga Kallxo kanë demantuar pretendimet e falsifikuara të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Si pasojë, prokuroria në Mitrovicë ka inicuar veprën penale për “lajmërim të rremë apo kallëzim të rremë”, një procedurë standarde që synon edhe vetëdijësimin për manipulimet. Profesori Fetoshi thekson se ekspozimi i strategjisë së Serbisë, përmes raportimit profesional dhe demaskimit të shpifjeve, ka efekt parandalues dhe forcon qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës.

Ai shton se Serbia nuk ka interes real për mbrojtjen e qytetarëve të saj, por përdor shpifjet si “armë” për të krijuar krizë, pasiguri dhe zhurmë, sipas modelit rus të propagandës “Firehose of Falsehood”. Fetoshi nënvizon se çdo demaskim i dokumentuar i gënjeshtrave është i rëndësishëm për ruajtjen e interesit publik dhe të vërtetës në Kosovë.