Profesoresha serbe e neuropsikologjisë dhe psikiatrisë antropologjike Mila Aleckoviq e ka përshkruar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq njeri me narcisizëm të tepruar psikopatik dhe që në fakt nuk i bën gjërat me ndershmëri.
Në një intervistë për televizionin serb KTV televizivja ajo ka komentuar pjesëmarrjen e presidentit serb në varrimin e 14 viktimave që humbën jetën nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë.
“Plotfuqishmëria psikologjike dhe gjithëprania e atij njeriu në evente të ndryshme është shumë shqetësuese. Vetë akti i të shkuarit në një shërbim përkujtimor nuk është i keq. Kjo në vetvete mund të jetë një gjest human, nëse nuk është rasti i një personi që ka këtë narcisizëm të tepruar psikopatik dhe që në fakt nuk i bën gjërat me ndershmëri, por shkon më shumë për të bërë një foto diku”, tha Aleçkoviq.
Pas këtij rasti tragjik që mori jetën e 14 vetëve, opozita serbe, e cila akuzon autoritetet besnike ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për korrupsion enorm dhe nepotizëm, ka bërë thirrje për protesta në Novi Sad. Protestat po vazhdojnë.
Vuçiq, popullist dhe aleatët e tij, hedhin poshtë këto pretendime.